Mbrëmë (e martë) u organizua një festë me muzikë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP.

Banorët u argëtuan tejet shumë me njëri-tjetrin, derisa kërcyen e qenë në humor të mirë.


Këngëtarja Drenusha Latifi në një moment e ftoi për kërcim boksierin Drilon Rama.

Screenshot 33 10 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo vazhdoi të vallëzonte e t’i bënte disa lëvizje provokuese saqë e vuri edhe në siklet atë.

“Sa i ftohtë”, i tha ajo në një moment.

Screenshot 34 12 Foto: Screenshot/YouTube

Driloni nga ana tjetër ia ktheu: “Jam duke e mbajtur pijen, mos mi çoni duart lart”.

I njëjti duket se nuk dëshiron të ketë shumë afrimitet me vajzat, pasi edhe gjithë këtë kohë ka qenë më i distancuar. /Telegrafi/