Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e vitit 2016, Xhavit Drenori, që tash udhëheq Iniciativën “Vizioni për Drenasin”, ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale.
Në bazë të listës së dorëzuar në KQZ, Drenori është në mesin e 30 kandidatëve të parë të Vetëvendosjes për deputetë të Kosovës.
Dhe, duket se Drenori e ka marrë seriozisht dhe me vendosmëri garën për deputet, duke sakrifikuar kështu edhe veturën e tij, të cilën e ka nxjerr në shitje për të mbuluar shpenzimet e fushatës zgjedhore.
Njoftimin për nxjerrjen e veturës në shitje Drenori e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Drenorit:
“Miq,
tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturen time private VË Passat (viti i prodhimit 2006).
Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listen hipotekare. (Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë , por në Kosovë ju garantoj që ka qënë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).
Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VË “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.
Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut.
PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.
PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje. Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj)”, (sic), ka shkruar Drenori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri