Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka reaguar publikisht ndaj organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Drenas, të cilat, sipas tij, po e shkelin statutin duke e mbështetur vetëm kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës, Ramiz Lladrovcin.
Drenori në një konferencë për medie ka thënë se edhe pasi përfaqësues të kësaj organizate, dega në Drenas kanë pranuar që të takohen me të, pas mesnatës së mbrëmshme ia kanë anuluar takimin pa asnjë arsye.
“Sot ne reaguam ndaj organizatave të dala të luftës së UÇK-së, dega në Drenas të cilët jo vetëm që e kanë pritur kundërkandidatin tim, në këtë rast kandidatin PDK-së, zotëri Lladrovci, por ata kanë dalur hapur që e mbështet organizata një kandidat, e që kjo është shkelje e statutit të organizatës. Pastaj, ka pas shumë shqetësime nga shumë kolegë të mi veteranë të luftës të UÇK-së, të cilët kanë thënë që kjo është e padrejtë dhe që nuk pasqyron realisht realitetin në terren dhe se ata kanë kërkuar që edhe unë urgjentisht të takohem me ta. E kam thirr dje sekretarin e kësaj organizate. Ka thënë që ‘padyshim që ju presim sepse keni të drejtë edhe ju të vini dhe të bashkëbisedojmë’. Ndërsa, mbrëmë pas mesnate e marrë një mesazh nga kryetari, i cili thotë se për shkak të angazhimeve tjera nuk mund të na presin”, ka thënë Drenori.
Drenori ka thënë se reagimin e tij e ka dërguar edhe në organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në qendër, ku i kanë bërë thirrje të reagojnë për shkeljet e bëra.
Xhavit Drenori është kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, derisa për rreth tri vjet ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës