Drekë e mrekullueshme: Këtë gullash do ta parapëlqeni shumë

Ky gatim është tipik për këtë stinë, shumë i shijshëm për shkak të përbërësve të ndryshëm që përdoren Përbërësit:- 500 gramë mish nga kofsha e viçit,- 2 qepë të kuqe,- 150 gramë karota,- 20 ml vaj,- 250 gramë domate të grira,- një lugë të vogël spec të kuq djegës të bluar,- ½ lugë hajvar,- 1 thelb hudhre,- ½ speca të vegjël djegësi,- 1 lugë e vogël koncentrat domateje,- ½ luge qull mielli,- një lugë majdanoz,- kripë,- piper.Përgatitja:
Në vaj fërgoni mishin e viçit, të prerë në kube të vogla. Shtoni qepën e grirë dhe karotën.
Marinoni rreth 5 minuta, hiqni nga zjarri dhe përzieni koncentratin e domates, specin e bluar dhe hudhrën.
Ktheni sërish në zjarr, shtoni specin djegësi dhe domaten, qitni kripë dhe piper.
Shtoni 8 dl ujë dhe zieni të mbuluar me kapak rreth 50 minuta, derisa mishi të zbutet.
Sipas nevojës shtoni ujë. Qullin e miellit tundeni në pak ujë të ftohtë dhe përzieni në supë.
Zieni pak, shtoni havjarin dhe qitni majdanozin e grirë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.









































