LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e ICMG dhe KOK u pritën nga ministri Çeku

Drejtuesit e ICMG dhe KOK u pritën nga ministri Çeku
(Foto: Facebook/KOK)

Drejtuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), të kryesuar nga presidenti, Davide Tizzano dhe sekretari i përgjithshëm, Iakovos Filippoussis, të shoqëruar nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, janë pritur sot nga ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

Drejtuesit e ICMG-së, ndodhen në Kosovë për të mbajtur mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, organizim ky që i është besuar KOK-ut.

Ministri Çeku ka falënderuar udhëheqësit e ICMG-së për vizitën dhe organizimin dhënë KOK-un, me ç’rast i ka njohur me sukseset dhe sfidat e sportit të Kosovës, me theks të veçantë reformat që po i bënë MKRS në zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të sportit tonë.


Nga ana e tij, presidenti Tizzano, duke falënderuar ministrin Çeku për pritjen, vlerësoi lart pritjen dhe organizimin e KOK-ut, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të tillë. I pari i lëvizjes mesdhetare foli edhe për përgatitjet që po bëjnë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në rërë Heraklion 2022 dhe Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, falënderoi ministrin për pritjen dhe ICMG-në për besimin e dhënë në organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, derisa shprehu gatishmërinë që në një të ardhme, falë investimeve në infrastrukturë, Kosova bashkë me shtetet fqinje të organizojnë ndonjë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Ardhjen e ICMG-së e vlerësuan lartë edhe zëvendësministrja Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Aliti.

Me rastin e pranisë së tyre në Kosovë, KOK do të organizojë nesër (e premte) darkën zyrtare.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori