LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesi i linjës hekurudhore në Fushë-Kosovë, shpreson që marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd t’i hapë rrugë linjave ndërkombëtare

Drejtuesi i linjës hekurudhore në Fushë-Kosovë, shpreson që marrëveshja për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd t’i hapë rrugë linjave ndërkombëtare

Drejtuesi i linjës hekurudhore në Fushë-Kosovë e sheh me mjaft entuziazëm nënshkrimin e marrëveshjes për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd që u nënshkrua dje në Mynih të Gjermanisë.

Faik Gërbeshi thotë për “Abc News” se do të ishte mirë që kjo marrëveshje të pasohet edhe me nisjen e funksionimit te linjave të tjera ndërkombëtare.

“Nga viti 85’ e këtej ka pasur shumë linja hekurudhore ka pas shumë trena, ka pas qarkullim të mallrave ka pas dhe lëvizje nga ndërkombëtare. Kur vinte treni ka pas shumë lëvizje sa kishte dhe vështirësi me u fut në tren”, tha Gërbeshi.


Linja hekurudhore është ndërprerë në vitin 1999 menjëherë pas luftës ishte rikthyer linja hekurudhore deri në kufi me Serbinë që administrohej nga UNMIK-u, por kishte funksionuar deri në vitin 2008.

“Ky tren ka filluar që të lëvizë deri në vitin 2008 kur me shpalljen e pavarsisë së Kosovës filluan acarimet. Personeli jonë ka qenë i rrezikuar nga njerëz të proparcioneve të ndryshme të nacionalitetit serb”, thekson një nga pjestarët e stafit.

Ndërkohë sot janë funksionale vetëm dy linja hekurudhore, Fushë Kosovë-Shkup dhe Fushë Kosovë-Pejë. Ndër të tjera gazetarja Berisha raporton ndër të tjera se Gërbeshi i gëzohet marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd me shpresën se kjo do të hape rrugën dhe rinisjen e linjave të tjera ndërkombëtare./abcnews.al/

Për të ndjekur kronikën klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori