Ristoska: Ahmeti, Thaçi, Xhaferi, Boshkoski dhe Imer Selmani janë përgjuar gjatë kohë (Live/Video)
Ka filluar konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni, përmes së cilës publikohen të dhëna për lëndën e re hetimore ”Shënjestra”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deri tani, në lëndët e PSP-së, si të dyshuar kryesorë janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, si ministra, zv. ministra, drejtorë në DSK, sekretarë kabinetesh, etj.
Telegrafi Maqedoni u sjell gjithçka që do të thuhet në këtë konferencë.
11: 05: Në fillim të konferencës, Janeva kujton se më 17 nëntor të vitit 1991 është miratuar Kushtetuta e Maqedonisë, që i garanton të gjithat ë drejtat e qytetarëve, por konstaton se vlerat themelore të kësaj Kushtetute janë shkelur.
Shkelja është bërë sidomos me përgjimet e paligjshme nga ana e DSK-së, ku është shkelur privatësia e qytetarëve të Maqedonisë. Janeva thotë se nuk ka frikë nga askush dhe nuk do të zbmprapset nga asnjë kërcënim, duke punuar në mënyrë profesionale, në plotësimin e mandatin që ka marrë përsipër PSP-ja, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
11: 15:
Fetai: Përfshihen 10 persona, të punësuar dikur në DSK, por edhe tani, nga nivelet më të larta, në nivelet më të ulëta të saj. Këta persona kanë kepërdorur të drejtën zyrtare dhe kompetencën.
Ekziston dyshim se personat kanë keqpërdorur sistemin e përgjimit. Dëshmitë tregojnë se nga 2008 e deri 2015, është përcjellur komunikimi i mbi 40287 numra telefonik, për të cilët nuk janë dhënë urdhëra gjykate për përgjim. Janë kryer përgjime edhe para se të merret një urdhër gjykate, por edhe pasi që ka mbaruar urdhëri, ndërkaq gjithsej janë përgjuar 1541 numra telefonik.
11: 25
Fetai:
Njëri nga të dyshuarit ka urdhëruar përgjimin e telefonatave të personave të ndryshëm, të afërt me të, por edhe të personave të spektrit politik dhe atij afarist. Ky është i dyshuari kryesor. Përgjimi është kryer pa ndonjë urdhër gjyqësor, duke keqpërdorur potencialin teknik të DSK-së.
Edhe i dyshuari i dytë ka urdhëruar përgjimin e komunikimeve, duke e diktur se nuk ka urdhëra gjyqësorë. A ka përgjuar numra telefonik dhe ka përgjuar biseda të ndryshme të numrave telefonik, sipas dëshirës së tij.
Edhe personat tjerë, i kanë futur numrat në sistem për përgjim, ndërkaq kanë bërë edhe transkriptimin e përgjimeve, pa urdhër gjyqësor. Këto përgjime janë hetuar nga një person tjetër, i cili i ka marrë këto audio transkripta, dhe i ka dhënë te një person tjetër, e më pastaj ky person, përgjimet i ka dhënë te një person i një partie politike. Në fund përgjimet janë dorëzuar në PSP. Aktivitetet janë kryer me urdhër të të dyshuarit kryesor.
11: 30
Fetai: ”Shënjestra” është e ndërlidhur me të akuzuarit në lëndën ”Puç” janë përgjuar një periudhë të gjatë, pa ndonjë urdhër gjyqësor. 600 ditë është përgjuar Zoran Verushevski, ndërkaq gruaja e tij është përgjuar mbi 800 ditë. Këto janë përgjuar pa asnjë urdhër gjyqësor.
Lideri i opozitës Zoran Zaev është përgjuar 1150 ditë. Shumica e këtyre ditëve përfshihen në periudhën e përgjimit, para marrjes së urdhërit gjyqësorë për përgjim.
Procesi i përgjimit të paligjshëm ka vazhduar edhe në vitin 2016. Prishja e sistemit ka ndikuar në vështirësinë e hetimeve të PSP-së. Për prishjen e tyre, tashmë ka hetime.
11:40
Ristoska: Kemi përsëritur se punojmë në bazë të dëshmive që i sigurojmë dhe i analizojmë, Nuk punojmë nën urdhrërat e dikujt, nuk tentojmë që të ndikojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Analiza e të dhënave zgjati deri në këtë kohë, prandaj edhe publikohet tani lënda e re hetimore, ndërkaq ka patur edhe vështirësi në këtë periudhë të mbledhjes dhe analizimit të fakteve. Puna jonë është profesionale, nuk kemi për qëllim të ndikojmë në zgjedhje dhe hetimet tona kryhen në bazë të dëshmive.
11: 50
Ristoska: Ali Ahmeti është përgjuar në dy numra telefonik, mbi 1000 ditë; Menduh Thaçi është përgjuar në dy numra telefonik, mbi 2000 ditë; Ljube Boshkoski është përgjuar në dy numra telefonim mbi 400 ditë; Musa Xhaferri mbi 1600 ditë. Është përgjuar gjatë kohë edhe Imer Selmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova