Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar implementimin e projektit për hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore.


“Aktualisht punimet po zhvillohen në fshatin Medvec, ku po hapet një kanal me gjatësi 800 metra”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.

Zyrtarët komunalë kanë theksuar se ky projekt do t’i ndihmojë fermerët e kësaj zone “me përmirësimin e kushteve për ujitjen dhe kullimin e tokave si dhe do të ndikojë në rritjen e produktivitetit të bujqësisë”. /Telegrafi/