LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë bën thirrje për kujdes të shtuar

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë bën thirrje për kujdes të shtuar

Drejtori i spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Musel Pllana ka treguar për situatën aktuale për pacientët e infektuar me COVID-19.

Pllana në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht në këtë spital janë të shtruar 33 pacient me COVID-19, prej tyre 20 janë me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje më të rëndë, në intubim.

Sipas tij, 12 persona janë duke u trajtuar si të dyshuar, pasi ende nuk ju është dhënë përgjigja nëse janë apo jo të infektuar me COVID-19.


“Brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të kujdestarive janë bërë mbi 25 vizita. Aktualisht kemi 33 pacientë, ku prej tyre 20 janë  me oksigjeno-terapi, dy janë të intubuar dhe 12 persona të dyshuar, pasi janë të pritje të rezultateve të testit”, ka thënë ai.

Pllana po ashtu theksoi se gjendja e dy pacientëve që janë në intubim është pak më e rëndë dhe janë në Intensivë.

I pyetur se cila është mosha e pacientëve, ai tha: “Pak a shumë prej moshës 45 deri 80 vjeç”.

Ndërsa, sa i përket personelit shëndetësor, Pllana tha se aktualisht janë dy mjekë të infektuar, pesë infermiërë si dhe një teknik.

“Mjekë të infektuar kemi dy, nga stafi i mesëm –infermierë kemi pesë dhe një është nga shërbimet teknike”, tregoi ai.

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë, Pllana po ashtu tha se gjendja aktuale në vend është alarmante dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjendja është alarmante dhe kërkoj nga qytetarët që t’i mirëmbahen rregullave të IKShPK-së dhe MSH-së”, ka thënë ndër të tjera, Mursel Pllana.

Ndryshe,  ditë më parë me një vendim nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, është duke pranuar të gjithë pacientët e prekur ose të dyshuar me virusin COVID-19 edhe nga spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ”Dr.Sami Haxhibeqiri”, ndërsa ky i fundit pranon të gjitha rastet me sëmundje tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori