Fundi i verës në Evropë nënkupton edhe fillimin e një viti të ri shkollor.
Dhe në këtë kohë, sipas OBSH-së, e cila ka bërë thirrje për vaksinim, shkalla e lartë e transmetimit të COVID-19 në të gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”.
Megjithatë, Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, ka bërë thirrje që shkollat të rihapen, duke nënvizuar se si mbyllja e tyre kishte ndikuar në shëndetin mendor të fëmijëve dhe jetesën e ardhshme, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Fëmijët tanë kanë vuajtur shumë gjatë 20 muajve të fundit, veçanërisht ata që ishin tashmë të prekshëm dhe ose nuk mund të përfitonin nga mënyrat dixhitale të mësimdhënies. Ndryshe nga një vit më parë, ne tani jemi në gjendje t’i mbajmë ata të sigurt”, citohet të ketë thënë ai.
Në këtë drejtim, ai u bëri thirrje kombeve të zbatojnë strategji vaksinimi për mësuesit, personelin tjetër të shkollës dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç, veçanërisht nëse ata kanë kushte themelore.
Ai gjithashtu këshilloi shkollat që të marrin masa të tjera, përfshirë distancimin shoqëror, maskat dhe testimin e rregullt të stafit dhe nxënësve.
Ndryshe, Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u ka thënë gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, fotografia epidemiologjike në 53 vendet që monitoron “është e përzier” me një “rritje më të madhe se 10% të rasteve të rasteve 14-ditore”, përcjell Telegrafi.
“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh”, ka thënë ndër tjerash ai, duke shtuar se rritja e rasteve dhe vdekjeve po vjen si pasojë e tre faktorëve kryesorë: varianti Delta, tani dominues në 15 vende; lehtësimi i masave të shëndetit publik; dhe rritja sezonale e udhëtimeve.
Veç këtyre, Kluge gjithashtu theksoi se “skepticizmi i vaksinave dhe mohimi i shkencës po na pengon të stabilizojmë këtë krizë” pasi marrja e ngadaltë e vaksinave mund të rrisë rastet dhe vdekjet dhe të çojë në shfaqjen e varianteve të reja shqetësuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump thotë se tarifat 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë, do të hyjnë në fuqi më 4 mars

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?