Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive: Jemi nën pikën zero, po rritet numri i pacientëve me COVID-19

Klinika e Mjekësisë Sportive në asnjërën nga valët e përhapjes së coronavirusit, nuk ka pasur më shumë pacientë. Vetëm për tri ditë në këtë klinikë të destinuar për trajtim të rasteve me COVID-19, janë mbushur të gjitha kapacitetet. Derisa, aktualisht janë duke u trajtuar rreth 90 pacientë, të paktë janë ata që janë të vaksinuar.
Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti ka folur për gjendjen në këtë klinikë dhe kapacitetet që kanë në dispozicion për trajtimin e këtyre rasteve.
“Realisht ndoshta edhe nën zero, sepse një rritje kaq të shpejtë nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë. Ndërkaq numër kaq të madh të hospitalizuarve nuk e kemi pasur në asnjë valë deri tash. Është një numër shumë i madh dhe kërkesat për hospitalizim janë shumë të mëdha. Në Klinikën e Mjekësisë Sportive për tri ditë janë mbushur të gjitha kapacitete”, deklaroi Ahmeti për KP.
Vetëm në 24 orët e fundit në këtë klinikë janë pranuar 16 raste të reja, por Ahmeti thotë se gjendja e përgjithshme e tyre është stabile.
“Në Klinikën Infektive 2, në objektin e Mjekësisë Sportive aktualisht janë 95 pacientë. Mundësitë për hospitalizim dhe kapacitet pothuajse janë të mbushura çdo ditë, por çdo ditë kemi edhe pranime dhe lirime. Kështu që vetëm gjatë 24 orëve të fundit i kemi pasur mbi 16 pranime dhe 13 lirime. Gjendja e përgjithshme e pacientëve është stabile, por kemi edhe me gjendje të rëndë. Shumica e pacientëve janë me oksigjeno-terapi”, thotë Ahmeti.
Kjo valë e shpërndarjes së coronavirusit, Ahmeti thotë se ka dalluar grupmoshat e prekura.
“Mosha e re është më e prekur, mosha mesatare e përbën shumicën e pacientëve të hospitalizuar. Kurse sa i përket simptomalogjisë afërsisht është e njëjta edhe pse herë pas here dominon aspekti gastrointestinal… Në përgjithësi është mosha mesatare, sepse vaksinimi në këtë grup moshë ka ngel, shumë pak janë vaksinuar”, shton ai.
Qytetarët që po trajtohen në Mjekësinë Sportive rrallë janë të vaksinuar.
“Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar. Pesë pacientë janë me një dozë të vaksinës dhe katër pacientë janë me dy doza të vaksinës”, thotë ai.
Drejtori i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti tregon edhe për organizimet tjera që po bëhen për rritjen e kapaciteteve.
“Jemi në diskutim të hapjes së kapaciteteve të reja, të cilat po diskutohen. Ende nuk është ndonjë vendim i saktë se kur, sepse ende ka vende të lira në bazë të planifikimeve. Mirëpo, është edhe një repart tjetër i Mjekësisë Sportive, të cilën sapo e vizituam me drejtorin. Ku edhe aty ka një kapacitet afër 100 pacientë të cilët mund të trajtohen”, shprehet ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat bazë anti-COVID, por që sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të vendos për masa të reja, meqë sistemi shëndetësor është i brishtë.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar mbi 2 mijë raste pozitive, ndërsa 16 persona kanë humbur betejën me këtë infektim. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës