Drejtori i Bujqësisë së Obiliqit viziton fermerët dhe diskuton për sfidat e tyre

Drejtori i Bujqësisë së Komunës së Obiliqit, Bejtullah Mjekiqi, ka zhvilluar sot vizita në fermat e fermerëve lokalë, për të diskutuar mbi nevojat dhe sfidat e tyre, si dhe për mbështetjen që komuna ofron në sektorin bujqësor.
Gjatë vizitës, drejtori u ndal te fermerja Ajtete Zeneli në fshatin Bakshi, e cila ka mbjellë speca në sipërfaqe prej 1.64 ari dhe posedon një serrë ku kultivon 0.32 ari perime.
Po ashtu, Mjekiqi vizitoi edhe Behar Hashani në Obiliq të Vjetër, i cili merret me bujqësi dhe blegtori.
Ferma e tij përfshin 7.5 hektarë me grurë, 4 hektarë me misër, 1 hektar me speca dhe 1 hektar me lakër, ndërsa mban edhe 13 krerë lopë.
Gjatë takimeve, ai diskutoi me fermerët për sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat se si Komuna e Obiliqit mund të vazhdojë t’i mbështesë ata në të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në rajon. /Telegrafi/

















































