LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Telekomit: Jap dorëheqje nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik  

Drejtori ekzekutiv i Telekomit: Jap dorëheqje nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik  

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se mban përgjegjësi morale nëse vërtetohet ndonjë lidhje e tij me politikën.

Istrefi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk ka lidhje me politikën dhe se asnjëherë nuk është parë në mbështetje të ndonjë subjekti politik.

Ai ka thënë se është i gatshëm të jep dorëheqje nëse del njëri nga 2,400 punëtorët e PTK-së dhe thotë se ai i ka kërkuar të votojë ndonjë parti të caktuar politike.


“Nëse vërtetohet se i kam dhënë mbështetje ndonjë subjekti politik, jap dorëheqje publike”.

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se mosha mesatare e punëtorëve në Telekom është rreth 55 vjeç dhe sipas tij kompania ka nevojë për rifreskime.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë se ka tepricë të punëtorëve në Telekom, por sipas tij punë ka aq shumë sa që “punëtorët duhet të punojnë edhe natën”.

Istrefi ka përmendur edhe kontratat që PTK-ja ka pasur për pagesën e qirave.

“Kemi paguar lokal 3,500 euro për qira”.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të zbres edhe pagën e vet, ndërsa të mos preken inxhinierët dhe ekspertët e tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori