LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Dortmundit, Watzke: E dua Ronaldon, por nuk kemi kontakte

Drejtori i Dortmundit, Watzke: E dua Ronaldon, por nuk kemi kontakte

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka folur për situatën e sulmuesit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë, pasi portugezi kërkoi largimin nga Old Trafford.

Ylli portugez është lidhur me një mori klubesh të mëdha evropiane, por deri tani asnjë ofertë zyrtare apo asnjë transferim i materializuar.


Cristiano Ronaldo i ofrohet Borussia Dortmundit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo i ofrohet Borussia Dortmundit

Klubi i fundit që është lidhur me një transferim të Ronaldos është Dortmundi, ku thuhet se portugezi i është vet-ofruar.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Watzke ka sqaruar gjithë situatën rreth një transferimi të 37-vjeçarit në Bundesliga.

“Unë e dua Cristiano Ronaldon”, ka thënë fillimisht Watzke për Sky Sport News.

Ronaldo i etur për t’u transferuar te Dortmundi
Lexo po ashtu Ronaldo i etur për t’u transferuar te Dortmundi

“Sigurisht që është një ide simpatike të shohësh Cristianon të luajë në Signal Iduna Park”.

“Por nuk ka asnjë kontakt fare mes palëve të përfshira. Nga ky këndvështrim, duhet të ndalet së foluri për të”, përfundoi drejtuesi i Dortmundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori