Pas heqjes së masës së sigurisë ndaj mallrave serbe, dërgesat me produkte nga Serbia aktualisht kanë arritur mesataren prej 90 sosh në ditë nga pika kufitare në Merdarë.
Kështu ka thënë drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, i cili bënë të ditur se nga janari deri në tetor të këtij viti, vendi ka importuar nga ky shtet mbi 90 milionë euro. Ndërsa, sipas tij, për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera e importeve nga Serbia ishte 177 milionë euro.
Qeveria e Kosovës më 7 tetor të këtij viti ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor 2023 nga Qeveri, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
Në një intervistë për KosovaPress, Llugaliu ka folur edhe për mallrat e eksportuara drejt Shqipërisë dhe vendeve tjera, derisa thekson se ky trend është në rritje.
Llugaliu ka thënë se konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme po bëjnë çdo gjë që po nevojitet duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes pikës kufitare me Serbinë, në Mendare.
“Ne konform vendimit të MPB-së po bëjmë ç’mos që duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes Mendares të procesojmë aq sa janë mundësitë tona teknike, dihet që kontesti i rrezikut, që vinë nga Serbia është i madh…13:35 Aktualisht kemi rreth 90 dërgesa që futen në Republikën e Kosovës përmes këtij vendkalimi brenda 24 orëve”, deklaron Llugaliu.
Drejtori i Doganës derisa flet për eksportin, thotë se Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës, e cila prin sa i përket eksportit të mallrave në këtë shtet, krahasuar me vendet tjera të rajonit.
“Kosova eksporton me një trend mjaft stabil sa i përket vendeve që eksportojmë. Sivjet ka pasur një rritje të konsiderueshme të eksportit drejt Shqipërisë, vlera aktuale është 137 milionë krahas 93 milionë sa ka qenë në vitin e kaluar, kjo rritje është afër 47 për qind. Pastaj, vijon Maqedonia e Veriut ku edhe sivjet në këtë pjesë kemi një rritje, aktualisht kemi 119 milionë krahas 103 milionë sa ka qenë vitin e kaluar. Pastaj, dominon Gjermania, edhe këtu kemi pasur një rritje nga 78 milionë sa ka qenë viti i kaluar, sivjet janë 83 milionë.
Pastaj, Zvicra ku kemi eksportuar, edhe këtu me një rritje, 71 milionë janë sivjet, krahas 63 milionëve që ka qenë vitin e kaluar. Si dhe Shtetet e Bashkuara ku kemi pasur një rënie, për shkak se produkti kryesor që ka qenë i eksportuar nga taksat, nga politikat që janë vendosur, nga ky kuptim ka pasur një rënie, përndryshe produktet tjera si tërësi e produkteve nuk është se kanë pasur ndonjë rënie…4:37 Deri në fund të muajit tetor eksporti i Republikës së Kosovës drejtë vendeve tjera ka arritur në shumën 777 milionë, krahas 721 milionë sa ka qenë viti i kaluar për periudhën e njëjtë, kjo d.m.th një rritje prej afër 8 për qind”, thotë Llugaliu.
Drejtori Llugaliu ka folur edhe për të hyrat doganore gjatë këtij viti. Sipas tij, ka rritje të të hyrave gjatë këtij viti si rrjedhojë e luftimit të ekonomisë informale dhe shtrirjes së sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës.
“Të hyrat tani janë 1.6 miliardë euro, apo 150 milionë më shumë se sa viti i kaluar. Tek ndikimi i rritjes së të hyrave janë faktorë të shumtë, dominon edhe luftimi efikas i informalitetit në përgjithësi, mirëpo edhe rritja e përgjithshme ekonomike që ndikon në rritjen e kërkesës për produkte, sidomos për produktet që bëhen nga importi për ato produkte që nuk prodhohen në Republikën e Kosovës.
Por, një faktor i rëndësishëm është edhe vet formaliteti që kur krahasojmë rritjen e të hyrave krahas rritjes ekonomike dhe rritjen e vlerave reale të deklaruar të mallrave shohim që është më shumë se dyfish se rritja ekonomike, që në trendët historike ka qenë zakonisht sa ka qenë rritja ekonomike aq ka qenë rritja e të hyrave dhe vlerave që janë deklaruar për import.
Në këtë drejtim luan një rol të veçantë efikasiteti që kemi pasur në luftimin e ekonomisë në përgjithësi, edhe Mitrovica e Veriut që ka pasur një shtrirje të sundimit të ligjit sidomos në këto dy vitet e fundit”, shton Llugaliu.
Drejtori Llugaliu thotë se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët