LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Gashi ende nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Hotit për të dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së

Kreshnik Gashi ende nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Hotit për të dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së

Kreshnik Gashi ende nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për të ‘liruar’ pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga AKI-ja nëse drejtori i këtij institucioni do të pranojë kërkesën për lirim të detyrës, por nuk ka marrë përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së, bëhet bashkërisht nga presidenti dhe kryeministri.


Në njoftimin e 17 dhjetorit, thuhet se kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar udhëheqësit të Inteligjencës që të ‘lirojë’ pozitën.

Në Presidencë nuk u përgjigjën se a do të ketë vendim shtesë për shkarkimin e kreut të AKI-së, nëse ai nuk e liron detyrën, siç i është kërkuar nga kryeministri, mbështetur edhe nga zyra e Presidentit.

As në Qeverinë e Kosovës nuk japin detaje shtesë për arsyet e kësaj kërkese, por zyrtarë të lartë kanë thënë se ‘arsyeja mund të gjendet lehtësisht, te ligji për AKI-në, në pjesën për aktivitetet që nuk i lejohen AKI-së”.

E në këtë ligj, në nenin 3, ku radhiten “Funksionet e ndaluara të AKI-së”, përcaktohet se AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, AKI nuk ka: të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte.

Ky nen ndërlidhet me veprimin tashmë të konfirmuar në Presidencë, ku zyrtarë të AKI-së kanë tentuar të hapin kasafortën e sigurisë, e cila përmban dokumente konfidenciale për presidentin. Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, në ditën kur Vjosa Osmani ka marrë detyrën e ushtrueses së detyrës, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi, dha dorëheqje dhe udhëtoi për në Hagë ku është duke u përballur me aktakuzën për krime lufte.

Në një debat televiziv të enjten, ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, që mban pozitën e sekretarit të zyrës së Presidentit, ka konfirmuar se AKI-ja e ka ndërmarrë këtë veprim, sepse ‘kjo kasafortë është në pronësi të Agjencisë’, dhe se një gjë e tillë është bërë në prani të Faton Pecit, shefit të stafit të ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës.

Por, Faton Peci e ka mohuar një gjë të tillë, pasi sipas tij, Gashi e kishte njoftuar atë se ‘në Presidencë do të bëhej një bastisje nga EULEX-i”.

E gjithë kjo histori ka rezultuar me kërkesën e kryeministrit Hoti, e cila është mbështetur edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentit.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Republikës, Vjosa Osmani, ka pezulluar me 15 dhjetor nga detyra, sekretarin e zyrës së presidentit Driton Gashin, me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori