Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror për femra që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.

Spanja është Përfaqësuesja e parë finaliste në Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Suedinë në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 2-1.


Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por për t'i parë tre golat e shënuar u desh të priten 10 minutat e fundit të kësaj sfide.

Salma Paralluelo shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 81-të. Sulmuesja e Barcelonës ngriti në këmbë mijëra tifozë të pranishëm në stadiumin Eden Park.

Por gëzimi i spanjolleve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Blomqvist barazoi shifrat në 1-1 për Suedinë.

Megjithatë spanjollet u rikthyen në lojë dhe vetëm pas një minute futbollistja Carmona Garcia realizoi golin e fitores për 2-1.

Në finalen e madhe Spanja pret fituesin e duelit Australi - Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app