Drama për top katër: Chelsea i falet Tottenhamit - Spurs mposhtin Leicesterin, derisa blutë pësuan disfatë nga Aston Villa

Chelsea është mposhtur nga Aston Villa në xhiron e fundit (38) në Ligën Premier me rezultat 2-1.
Ishte minuta e 43-të, e takimit, kur Bertrand Traore shënoi 1-0 nga një asistim i Targett.
Blutë tentuan që të barazonin shifrat, mirëpo shpërdoruan shumë raste.
Në 45 minutat e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Aston Villa riktheu epërsinë me anë të Anwar El-Ghazit që shënoi nga penalltia në minutën e 52-të.
Ishte minuta e 70-të, kur Christian Pulisic dhuroi një asistim të bukur për Ben Chilwell për të shënuar për 2-1.
Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Cesar Azpilicueta (89') u përjashtua me karton të kuq shkaku i goditjes me dorë ndaj Jack Grealish.
Në anën tjetër, Tottenhami e mposhti Leicesterin 4-2 në King Power Stadium.
Në minutën e 18-të, Dhelprat fituan penallti të cilën në gol e konvertoi Jamie Vardy.
Por, Spurs nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Harry Kane (41’).
Në pjesën e dytë, ishte pothuajse i njëjtë skenar.
Sërish Vardy shënoi nga penalltia në minutën e 52-të, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë.
Mirëpo, Kasper Schmeichel doli të jetë fytyra e tyre tragjike, pasi në minutën e 76-të, shënoi auto-gol.
Spurs nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e tretë dhe të katërt me anë të Gareth Bale (87', 90+6')
Chelsea arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve 67 pikë në vendin e katërt, Leicesteri me 66 dhe Tottenhami në të tetin me 62 sosh duke shkuar në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/



































