Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha se duhet të dëgjohen të gjitha propozimet dhe të nxirret një rezolutë për lirimin e Nehat Thaçit.
“Mendoj që kjo rezolutë do të jetë një version i mirë për lirimin e Nehat Thaçit”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se është pro rezolutës që paraqit Armend Zemaj me një plotësim në qartësimin e deputetit Sabri Hamiti, i cili tha të shtohet fjalia “Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të Thaçit”.
”Kjo rezolutë me këtë plotësim të hidhet në votim”, tha Beqiri.
Ndryshe, nga deputetët e pozitës, deputeti i LVV, Driton Çaushi tha se qëndrimin i VV-së është kërkimi i menjëhershëm i Nehat Thaçit si dhe ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë.
“Mbështesim rezolutën që përfshin kërkimin e menjëhershëm të Thaçit dhe ndërprerjen bisedimeve në Bruksel deri në ndërprerjen e akuzave ndaj UÇK-së”, tha ai.
Edhe deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala ka thënë ka kërkuar që rezolutës t’i shtohet edhe pika ku kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e nënkolonelit Nehat Thaçi.
Shala tha se bazuar në fjalimet e deputetëve të pozitës në seancën e djeshme, kuvendi ka ardhur në përfundim për nevojën e krijimit të kësaj rezolute.
Ai thotë se kjo e fundit nuk do të kishte kuptim, nëse si pikë nuk përfshihet ndërprerja e bisedimeve me Serbinë.
“Nëse dikush po bënë politikë dhe patriotizëm këtë e kemi parë dje, procesverbalet kanë incizimet. Është mirë t’i lëshojmë dhe t’i dëgjojmë fjalimet e deputetëve, duke i dëgjuar fjalimet e deputetëve të pozitës ne jemi ardhë në përfundim që të pezullohen bisedimet me Serbinë, nëse kjo pikë nuk hyn në rezolutë nuk e di çfarë kuptimi ka rezoluta”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës