Beograd, 24 mars 1999. Alarmi ajror që ushton dhe sulmet e para janë praktikisht e njëjta gjë. Shansi i fundit për një zgjidhje paqësore në konfliktin e Kosovës kaloi pa rezultat.
Me avionë luftarakë dhe me raketa kryqëzorësh, NATO-ja sulmon për të ndaluar mënyrën brutale të veprimit të forcave serbe në krahinën e shqiptarëve. Nga baza italiane e Piacenzas ngrihen edhe avionët gjermanë Tornado për në mision. Rreth orës 23:15 në Jugosllavi shpallet gjendja e luftës.
Po në mbrëmje, kancelari Gerhard Schröder (SPD) i drejtohet në një fjalim televiziv gjermanëve. Forcat jugosllave të sigurisë e kanë intensifikuar “mënyrën terroriste të veprimit” kundër shqiptarëve, udhëheqja e Beogradit i ka shkelur të gjitha marrëveshjet. “Prandaj si mjeti i fundit mbeti përdorimi i dhunës”, thotë Schröder.
Ai thotë më tej se me këtë aksion, aleanca perëndimore mbron vlerat bazë të lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Schröderi tëheq vëmendjen që me pjesëmarrjen e aviacionit luftarak gjerman për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore në luftë janë sërish ushtarë gjermanë.
“Nga ky vend u bëj thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që në këto momente të mbështesin ushtarët tanë, tha thotë Schröder.
Si pjesë e aleancës perëndimore, Gjermania u përfshi në një luftë, e cila nuk qe e mbuluar nga një mandat i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ishte një luftë, të cilën shtetet perëndimore e argumentuan me përfundimin se kishin dështuar përpjekjet jo të dhunshme, për ta bërë që të ndryshonte qëndrimin në Kosovë liderin serb të luftës, Slobodan Millosheviq, përcjell DW, shkrimin e agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
Në krahinën kryesisht shqiptare, e cila atëherë ishte pjesë jugore e Serbisë, qe përhapur prej vitit 1998 një kryengritje e armatosur e UÇK-së.
Nëntë vjet më parë, Millosheviqi pati eleminuar autonominë e Kosovës. Forcat serbe të sigurisë e luftuan kryengritjen me ashpërsi brutale. Herë pas here pati masakra ndaj civilëve dhe dëbime të fshatrave të tëra.
Pas akteve mizore të serbëve në luftën e Bosnjës (1992-1995) Perëndimi donte t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë politikës së pushtetit të Milosheviçit me motive etnike. Një lloj detyrimi, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, u vendos mbi të drejtën e sovranitetit të një shteti. Valët e refugjatëve të shkaktuara në shtetet fqinje nga mënyra e veprimit e Milosheviçit kërcënonin veç kësaj të rrezikonin stabilitetin e rajonit. Në Rambouillet të Francës qenë zhvilluar negociata për një rrugëdalje nga spiralja e dhunës – pa sukses.
Me bombardime të qëllimshme të kazermave, bazave ushtarake dhe pajisjeve të radarëve, por edhe të institucioneve civile si stacioneve televizive, stacioneve elektrike, rafinerive dhe urave synohej që Milosheviqi të detyrohej të ndryshonte qendrim.
Por zhvillimi i luftës nuk qe “i pastër klinikisht”, siç përpiqeshin ta paraqisnin zyrat e shtypit të NATO-s: goditje ajrore që nuk godisnin objektet e synuara herë pas herë vrisnin edhe civilë serbë – dhe në një rast edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët brenda Kosovës lëviznin në një kolonë refugjatësh.
Lufta mori fund pas 78 ditësh me kapitullimin e Milosheviçit. Kosova kaloi në fillim në administrimin e OKB-së, në vitin 2008 deklaroi pavarësinë. Më shumë se 100 shtete, midis tyre Gjermania, e njohën shtetin e ri shqiptar, të tjerë, midis tyre Rusia, Kina dhe pesë shtete anëtare të BE, nuk e kanë bërë këtë.
Në vitin 2000 Milosheviqin e rrëzoi populli i vet dhe qeveria e re serbe ia dorëzoi Tribunalit të Hagës për Krime Lufte. Ai vdiq në vitin 2006, përpara se të merrte fund me një vendim procesi gjyqësor kundër tij, për shkak të krimeve të luftës në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Moti sot, vende-vende riga shiu të përziera me borë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Moti-Koha-sheshi-Nene-Tereza-foto-Ridvan-Slivova-1-1-380x233.jpg)
Moti sot, vende-vende riga shiu të përziera me borë
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re