Doza më të larta të antibiotikëve mund të forcojnë disa baktere

Marrja e sasive më të mëdha të antibiotikëve për të luftuar bakteret rezistuese në terapi mund të forcojë disa prej tyre, tregon studimi
Rezistenca ndaj antibiotikëve është “një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin botëror dhe, sipas disa parashikimeve, mund të shkaktojë 10 milionë vdekje deri në vitin 2050”, paralajmëron OBSH-ja, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e disa vende evropiane kanë analizuar reagimin e E. coli në përqendrime të ndryshme të tri llojeve të antibiotikëve që zakonisht përshkruhen kundër këtij bakteri.
Nëse dozat e rritura të antibiotikëve zvogëlojnë ritmin në të cilin bakteret bëhen rezistuese, ato gjithashtu bëjnë që mikrobet “të jenë në formë më të mirë” dhe të riprodhohen më shpejt, përfundon një studim i botuar në Royal Society of Biology Letters.
“Ne besojmë se përqindja e rritjes është një tregues i mirë i formës së tyre, me hipotezën se një lloj që rritet më shpejt ka më shumë gjasa të imponohet dhe të bëhet dominues ndaj të tjerëve”, thotë Mato Lagator, një biolog në Universitetin e Manchesterit që drejtoi studimin.
Këto rezultate “i japin një dimension shtesë problemit të dozimit optimal të antibiotikëve”, shkruajnë shkencëtarët dhe paralajmërojnë se aplikimi i dozave më të larta sjell një “dilemë”.
“Qëllimi kryesor i zhvillimit të barnave të reja është aftësia që ato të luftojnë infeksionet. “Por mundësia që bakteret të bëhen rezistente ndaj atyre ilaçeve rrallë merret parasysh”, paralajmëron Lagator.
“Përqendrimi në përfitimin e menjëhershëm, se terapia është më efektive nëse jepen doza të rritura, pa kuptuar pasojat afatgjata, mund të jetë një problem,” përfundoi Lagator, duke bërë thirrje për studime të reja në këtë fushë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit