Një hetim ndërkombëtar prej 26 muajsh ka zbuluar se djali i presidentit Ibrahim Rugova, Uka, dyshohet se është i përfshirë në veprat më të rënda kriminale. Ai, pos biznesit të paligjshëm me viza, dyshohet se ka lidhje me trafikim ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Dosjen komplet të këtij hetimi, përfshirë përgjimet telefonike e ka siguruar Insajderi. Javëve në vazhdim, Insajderi do të bëjë publike qindra dëshmi të këtij hetimi të madh të emërtuar “Dosja Grande”.
Ishte viti 2009- Ibrahim Rugova po bënte tri vjet që kishte vdekur. Atë vit Uka, djali i vogël, ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte marrë përsipër lidershipin në familje.
Anëtarët e familjes po përballeshin me një problem të madh. Familja presidenciale gjithmonë kishte pasur viza për të lëvizur lirshëm jashtë shtetit. Por, tri vitet e pas vdekjes së presidentit kishin ndikuar që familjes t’i humbnin kontaktet dhe vizat mungonin.
Uka e kishte një ide: kërkoi ndërmjetësimin e ministrit Skënder Hyseni për ta takuar ish-ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael Giffoni.
E kishte takuar para shtatë vitesh, më 2009, bashkë me vëllanë e tij, Mendimin. Giffoni ishte pajtuar që familja të privilegjohej në dhënien e vizave nga ambasada italiane në Kosovë. Pas atij takimi ku ishte kërkuar ndihmë për familjen, Mendimi nuk ishte shfaqur më.
Por relacioni miqësor mes Ukës dhe Giffonit kishte vazhduar. Ishte zhvilluar aq shumë sa kishte rrëshqitur në krijimin e një grupi të madh të dyshuar kriminal.
Ndaj njëzetë vetave është ngritur aktakuzë nga EULEX-i. Anëtarët e grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova akuzohen se me qëllim të përfitimit material në mënyrë të paligjshme kanë furnizuar individë me Viza Shengen të BE-së nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Insajderi ka siguruar komplet dosjen e rastit të emërtuar “Grande”. Qindra faqe të kësaj dosje do të publikohen ditëve dhe javëve në vazhdim.
Insajderi posedon proseverbalet e marrjes në pyetje të të akuzuarve nga hetuesia e EULEX-it, transkriptet e përgjimeve të komunikimeve të bëra ndërmjet anëtarëve të grupit si dhe procesverbalet e marrjes në pyetje nga shteti italian të ish- zyrtarëve të lartë të ambasadës italiane në Kosovë. Dokumentet që posedon Insajderi tregojnë për detajet e të akuzave që rëndojnë mbi dy shefat e grupit të dyshuar kriminal prej njëzetë vetave.
Tregojnë se si Ukë Rugova e Izet Beqiri, miku i Ukë Rugovës i kërkuar nga Interpoli, krijuan, mbikëqyrën dhe drejtuan grupin kriminal që përfitoi shuma të mëdha parash nga njerëzit në nevojë për të dalë jashtë vendit.
Dokumentet që posedon Insajderi, tregojnë po ashtu për akuzat ndaj ish-ambasadorit Michael Giffoni, i cili përshkruhet nga shteti italian si shërbëtor i klanit të Ukë Rugovës.
Në dokumentet interne të shtetit italian konkludohet se ish-ambasadori i ka shërbyer një politikani të përfshirë në trafik ndërkombëtarë të drogës, armëve e mallrave. Aty jepen detaje se pse Ukë Rugova shihet si figurë e rrezikshme e krimit.
Përpos dëshmive që ngarkojnë grupin e Rugovës për përftime materiale nga ndërmjetësimi për viza, Insajderi do të botoj edhe dëshmi që tregojnë për dyshimet e përfshirjes së Ukë Rugovës në pastrim parash.
Ukë Rugova, ndonëse mbante pozitën e deputetit, dyshohet se përgjatë kësaj kohe është përfshirë në pastrim parash dhe se nuk paguante tatimet në Administratën Tatimore të Kosovës.
Po ashtu, i biri i ish- presidentit Ibrahim Rugova bashkëvepron me Izet Beqirin, i dënuar me 14 vjet burg nga shteti italian për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës, edhe në shumë çështje tjera.
Bisedat e tyre, bazuar në përgjimet e siguruara nga Insajderi, përfshijnë bashkëveprimin nga interesimin e grupit për të konkurruar Bechtel-Enkan në tenderin e ndërtimit të autostradës e deri tek intervenimi për t’ia hequr dy njësha një nxënësi, të një shkolle të mesme në Prishtinë./Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës