Sllaxhan Trajkoviq u ul sot në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat për krime lufte kundër popullatës civile, të ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Trajkoviq pas leximit të aktakuzës u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat të cilat i vihen në barrë.
Sllaxhan Trajkoviq po akuzohet se më 14 prill 1999, si pjesë e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë rrethuar fshatin Bukosh në komunën e Vushtrrisë, ku më pas kishin shkuar te shtëpia e viktimës H.S. të cilin e kishin qëlluar për vdekje.
Këtë ngjarje e kishte shikuar nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë djali i viktimës, i cili, sipas aktakuzës, e kishte vërejtur të akuzuarin Trajkoviq. Ky i fundit kishte gjuajtur edhe në drejtim të djalit të viktimës disa herë pasi që e kishte vërejtur atë.
Ndërsa më 22 maj 1999 forcat serbe, ku pretendohet se bënte pjesë edhe Trajkoviq, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë kishin tubuar rreth 20,000 – 40,000 banorë civilë, të cilët më parë ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre, thuhet në aktin akuzues.
Këta qytetarë i kishin urdhëruar të uleshin në tokë me ç’rast kishin filluar t’i rrahnin, duke i goditur me shkop druri në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit.
Më pas aktakuza thotë se i kanë ndarë meshkujt nga anëtarët e tjerë të familjes, të cilët i ngarkojnë në kamionë dhe më pas i dërgojnë në sallën e sporteve të Vushtrrisë, ku iu kishin drejtuar me fjalët se kush ka para do t’i lirojnë.
Gjithnjë sipas aktakuzës këta persona nuk janë liruar por pasi u janë marrë paratë janë rrahur në mënyrë çnjerëzore dhe më pas janë dërguar në Burgun e Smrekonicës.
Në mes të civilëve ishte edhe i dëmtuari Sh.B., të cilit i akuzuari Trajkoviq iu drejtua me fjalët: “Ti ja ke djegur shtëpinë dajve të mi”, e më pas e kishte goditur të dëmtuarin me pushkë automatike në fytyrë dhe me shufër metalike disa herë me ç’rast Sh.B. kishte humbur vetëdijen.
Posa i kishte ardhur vetëdija të dëmtuarit, i akuzuari Trajkoviq i ishte drejtuar me fjalët: “Ti je i 75-ti për t’u ekzekutuar sot”, ndërsa në atë moment kishin ardhur dy aeroplanë të NATO-s dhe i dëmtuari ishte larguar.
Në aktakuzë thuhet se atë ditë ishin ekzekutuar 72 civilë kurse pjesa tjetër ishin dërguar në Burgun e Smrekonicës, ku ishin torturuar dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe rrahur nga oficerët korrektues.
Të burgosurit ishin mbajtur në kushte skllavërie në mungesë të kushteve elementare për jetë, me mungesë ushqimi, higjiene dhe kushte të gjumit, thuhet në aktakuzë.
Sipas aktakuzës, këta të burgosur ishin dërguar fillimisht në Shkollën Teknike në Mitrovicë për dhënien e deklaratave, pastaj sërish në Burgun e Smrekonicës e nga burgu në drejtim të Shqipërisë.
Në këtë rast Prokuroria Speciale përfaqësohet nga prokurorja Florije Shamolli, ndërsa rasti po gjykohet nga gjyqtarja Suzana Qerkini.
Seanca e sotme u zhvillua pjesërisht e mbyllur për publikun për dy pika të aktakuzës, të cilat hyjnë në spektrin e cenimit të integritetit seksual në periudhën e luftës së fundit./Kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova