LAJMI I FUNDIT:

Dosja “Brezovica”: Paratë e korrupsionit u dhanë me qese e çanta

Dosja “Brezovica”: Paratë e korrupsionit u dhanë me qese e çanta
Foto ilustruese

Duke u thirrur në deklaratat e mbi 10 dëshmitarëve bashkëpunues të Prokurorisë së Ferizajt, Rasim Maloku, prokurori që po heton dosjen “Brezovica” ka ndarë detaje nga hetimet e rastit.

Maloku ka rrëfyer për format dhe mënyrat se si funksiononte skema e korrupsionit.

Ai ndër të tjera ka treguar se nga hetimet e bëra rezulton se paratë e dyshuara të korrupsionit janë bartur edhe me qese dhe ka raste kur kanë shkuar deri në 200 mijë euro.


“Të gjitha paratë janë paguar ‘cash’ dhe ato janë dhanë me zarfe kur kanë qenë shumat më të vogla por nga dëshmitë e dëshmitarëve rezulton se kur ka pasur shuma më të mëdha janë bartur edhe me qese e çanta dhe janë paguar deri në 200 mijë euro përnjëherë”- theksoi Maloku.

Prokurori Rasim Maloku ka shtuar se në rastet kur janë ndërtuar vilat në mënyrë individuale paratë janë dhënë nëpërmjet ndërtuesve kurse kur janë ndërtuar fshatra apo komplekse turistike paratë janë dhënë edhe nga investitorët.

“Nga hetimet e trajtuara deri me tani thuajse në të gjitha rastet e trajtuara është paguar ryshfet për ndërtimin e një vile në shumën prej 10 mijë euro por ka pasur raste kur janë ndërtuar fshatra turistike çmimi ka qenë më i ulët  ka shkuar në 8 mijë – 7 mijë varësisht prej investitorit por parimisht ka qenë çmim standard për marrjen e një leje ndërtimore për ndërtim në zonën e Brezovicës ka qenë 10 mijë euro”- theksoi Maloku.

I pyetur nga moderatori se sa vila janë ndërtuar në këtë skemë të ndërtimit, prokurori i rastit u përgjigj se janë rreth 800 të ndërtuara në dy zonat, atë të tretën dhe zonën e dytë.

“Ne kemi bërë një regjistrim në zonën e Brezovicës që përfshin parkun kombëtar ‘Sharri’ dhe atë  si zonë ku është ndërtuar zona e tretë dhe është ndërtuar në zonën e dytë ku është e ndaluar të ndërtohet në atë zonë dhe përafërsisht të gjitha ndërtimet në këtë zonë janë rreth 800 objekte por shumica janë në zonën e 3 ndërsa në zonën e dytë janë 75 ndërtime” – potencon Maloku duke thënë se kanë prova të bollshme në rastin “Brezovica”.

“Prokuroria e Ferizajt ka arritur të  provojë në kuptimin e procedurës hetimore se janë mbi 3 milionë euro që janë paguar në këtë zonë për këto ndërtime, sepse nga të gjitha komunikimet edhe nga dëshmitarët është thënë se asnjë objekt nuk ka mundur të ndërtohet pa dhënë mito”-ka thënë Maloku, duke shtuar se shumica e parave kanë shkuar tek tani i pandehuri – ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, që sot akuzohet nga Prokuroria e Ferizajt, në vazhdimësi i ka mohuar akuzat dhe çështja e tij dhe të akuzuarve të tjerë mbetet në dorën e Gjykatës Themelore të Pejës./Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori