Dortmundi pret Kolnin dhe kërkon triumfin, formacionet zyrtare

Borussia Dortmund është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në Bundesliga.
Gjiganti gjerman pas nëntë xhirove ndodhet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se lideri Bayern Munich.
E në kuadër të xhiros së 10-të, Borussia Dortmund është nikoqire e Kolnit në Signal Iduna Park me fillim nga ora 15:30.
Verdhezinjtë kanë mungesa të mëdha në këtë sfidë, por duan tri pikët për të vazhduar drejt pozitës së parë.
Formacionet zyrtare:
Borussia Dortmund: Kobel, Meunier, Pongracic, Akanji, Hummels, Wolf, Witsel, Bellingham, Brandt, Reus, Hazard
Koln: Horn, Schimtz, Ozcan, Hubers, Ljuvicic, Uth, Hector, Kilian, Duda, Modeste, Thielmann.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































