Borussia Dortmundi thuhet se është i gatshëm ta shesë Jadon Sanchon me të përfunduar ky sezon.

Skuadra gjermane e di se e ka shumë të vështirë ta mbajë në skuadër sulmuesin anglez që po kërkohet nga shumë skuadra.


Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuar për 20-vjeçarin që po kalon nëpër një formë të lartë.

Sancho1 e1572530195230

AS raporton se Dortmundi po kërkon 120 milionë euro nga shitja e Sanchos.

Skuadra gjermane e kishte transferuar lojtarin në verën e vitit 2017 nga Manchester City për tetë milionë euro, ndërsa tani do të fitojnë shumën e majme nga shitja e tij.

Sancho thuhet se po e preferon rikthimin në Ligën Premier, derisa The Blues janë favorit për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app