Dele Alli i ka ditët e numëruara te Tottenham Hotspur, pasi do të largohet nga skuadra londineze.

Mesfushori anglez në dy vitet e fundit ka rënie në formën e tij dhe natyrshëm ka rënë edhe çmimi i lojtarit në tregun e transferimeve.


Trajneri i Spurs, Antonio Conte nuk e ka në plane yllin anglez dhe i ka bërë të ditur se duhet ta gjej një skuadër gjatë janarit.

Newcastle United, Everton, Southampton dhe Brighton kanë shprehur dëshirë për transferimin e Alli, por së fundmi garës i është shtuar edhe Borussia Dortmund.

0 Dele Alli

Verdhezinjtë po shihen si skuadra favorite për t'i marrë shërbimet e Alli, pasi luajnë edhe në garat evropiane dhe anglezi për këtë i favorizon.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se Dortmund dhe Spurs janë në bisedime duke tentuar të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Alli në Signal Iduna Park.

Newcastle United Newcastle Magpies PIF St James Park Eddie Howe Spurs Tottenham Dele Alli Paul Gascoigne Gazza Newcastle Transfers Newcastle Transfer News NUFC

Ekziston mundësia që Alli të huazohet te Dortmund për gjashtë muaj, me skuadrën gjermane që do ta ketë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm dy gola e ka bërë një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app