Borussia Dortmund ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë me shumë mund ndaj Hertha Berlinit.

Pasi koha e rregullit përfundoi në barazim 1-1, Borussia Dortmund triumfoi në penallti 3-2 për të kaluar tutje.


Por një tjetër gjë interesante ka ndodhur në këtë ndeshje të Kupës së Gjermanisë.

julian weigl borussia dortmund vedad ibisevic hertha bsc berlin german cup dfb pokal 08022017 2cqpbicvb3m1g183xu5gs9ou

Në këtë takim kanë luajtur hiq më pak se 30 futbollistë.

Të dyja skuadrat kanë kryer edhe zëvendësimin e katërt në kohën shtesë duke bërë që ky takim të futet në historinë e futbollit gjerman.

Andre Schurrle është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit gjerman që ka kryer zëvendësimin e katërt duke u futur në lojë në minutën e 91-të në vend të Marco Reus.

Ndërkohë edhe Hertha Berlin ka bërë katër zëvendësime, duke bërë që këtë takim ta shijojnë 30 lojtarë. /Telegrafi/

Dortmundiii

telegrafi sport app