Kryetari i FFK-së Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë pritur sot (e enjte) në takim 13 gjyqtarët e futbollit, të cilëve u janë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s.

Kryetari Ademi ka përgëzuar gjyqtarët me stemë të FIFA-s, teksa ka thënë se përveç si privilegj kjo stemë është edhe përgjegjësi për secilin prej tyre.


Ai ka kërkuar nga gjyqtarët që në stinorin pranveror të jenë vigjilentë dhe ta kryejnë punën me profesionalizëm maksimal dhe të jenë shembull për gjyqtarët e rinj, të cilët synojnë të arrijnë në këtë nivel.

Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba, derisa gjyqtarët e tjerë kanë qenë të pajisur me këtë stemë edhe në vitin e kaluar.

gjyqtaret ffk 1

Gjyqtarë kryesorGenc Nuza Besfort Kasumi Visar KastratiAsistentëLumturije Muhadri Fatlum Berisha Bujar Selimaj Fatmir Sekiraqa Edmond Zeqiri Imran Kabashi Besnik MorinaGjyqtarë të futsallitBesar Beqiri Besart Ismajli Florentina Kallaba/Telegrafi/

telegrafi sport app