LAJMI I FUNDIT:

Dorëshkrimet e Hitlerit shiten në ankand ‘mbi çmimin e kërkuar’

Dorëshkrimet e Hitlerit shiten në ankand ‘mbi çmimin e kërkuar’

Shënimet e fjaleve të shkruara me dorë nga Adolf Hitler u shitën për 34,000 euro në një shtëpi ankandi në Mynih të premten, pavarësisht zemërimit nga një grup hebre evropian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një dorëshkrim nëntë faqesh, i cili përshkruan një fjalim të vitit 1939, që diktatori nazist u dha oficerëve të rinj ushtarakë në Berlin, u shit për shumë më tepër se çmimi fillestar.

Artikujt në ankand, që datojnë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ishin për fjalime në organizatat dhe kontribuesit nazistë, dhe iu referuan përgatitjeve të luftës së Gjermanisë dhe “problemit hebre”.


Siç thuhet më tej, të gjithë u blenë nga ofertuesit anonimë.

Hitleri ishte përgjegjës për disa nga krimet më të këqija në histori gjatë luftës, pasi kishte mbikëqyrur gjenocidin e 6 milionë hebrenjve evropianë.

Bernhard Pacher, drejtori menaxhues i shtëpisë së ankandeve Hermann Historica, mbrojti shitjen e së premtes, duke thënë se ato kishin rëndësi historike dhe duhej të ruheshin në një muze.

Por kreu i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve (EJA) tha se vendimi për të shitur shënimet “sfidon logjikën, mirësjelljen dhe njerëzimin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori