LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri

Dorëhiqet kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri

Hysni Gërguri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në Vushtrri, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se dorëhiqet edhe nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal në Vushtrri.

“Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë (edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vjet e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri (të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës). Unë e kam marrë udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit komunal edhe pse LDK e ka pasur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006:, tha ai.


Gërguri është shprehur se ka dhënë kontribut të madh gjatë shumë viteve në LDK.

“Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arritur që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet komunale në vitin 2017. Pa modesti vlen të theksoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dinë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për sportin e Vushtrrisë, kontributin 40-vjeçar si mjek dhe si specialist-radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990, pastaj si drejtor komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999”, shkroi tutje.

Gërguri ka ofruar dorëheqjen nga asamblisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për siç ka thënë për ta dëshmuar se në funksione të LDK-së, nuk ka qëndruar për interesa të ngushta personale, sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal.

“Falënderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësit e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre, e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët. Falënderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnikë të LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vjet sa isha kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, tha tutje.

“Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do t’i qëndroj besnik LDK-së”, tha në fund.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.07 për qind të votave sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, duke e renditur atë në vendin e tretë pas Vetëvendosjes, fituese e zgjedhjeve dhe PDK-së, duke bërë kështu që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa të jep dorëheqje, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori