Dorëheqjet e pesë ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim mbeten vetëm në letër, pasi edhe dy ditë nga deponimi i tyre në Qeveri, ato nuk janë shqyrtuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kreu i Qeverisë maqedonase, Kovaçevski, sipas shërbimit për informim të ekzekutivit, “nga 3 gushti gjendet në pushim të shkurtër vjetor së bashku me familjen, jashtë shtetit”.
Nga Qeveria nuk japin asnjë sqarim mbi qëndrimin e tij se si do të veprojë me dorëheqjet, nëse do t’i refuzojë, apo do të dërgojë për konstatim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Dispozitat ligjore që janë në fuqi lidhur me punën e Qeverisë, kryeministrit dhe anëtarëve të ekzekutivit, nuk parashohin “dorëheqje në pritje” apo “dorëheqje të afatizuara”, siç i kanë deponuar ministrat e BDI-së.
Por, edhe sikur të dorëzohen, ato nuk mund të shqyrtohet pasi edhe deputetët ndodhen në pushim vjetor, që mund të zgjasë deri më 18 gusht, ditën kur në rend dite janë ndryshimet kushtetuese.
Pikërisht këto ndryshime ishin edhe shkas për paraqitjen e dorëheqjeve të tyre, pasi bazuar në letrën e nënshkruar thuhet se hyjnë në fuqi me mbështetjen e ndryshimit të Kushtetutës nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, bazuar në “propozimin francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike maqedonase.
Në rast se ato nuk miratohen, atëherë Bullgaria mundet sërish t’i bllokojë bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, njëjtë sikurse në vitin 2020.
OBRM-PDUKM-ja ka thënë se mbështet ndryshimet me kusht që ato të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe nëse formohet një qeveri e zgjeruar pa BDI-në, të cilën e akuzon për korrupsion dhe krim të organizuar.
Partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se “kushtet e OBRM-PDUKM-së janë plotësuar dhe se ajo tani duhet t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese”.
Por, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se dorëheqjet duhet të jenë të parevokueshme dhe se zvarritja e këtij procesi bëhet për blerje kohe.
“Tani ata kanë një betejë tjetër, të kalojnë gushtin dhe të vijë shtatori. Dhe, kur të vijë vjeshta s’ka logjikë që ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme pasi do të mbeten vetëm edhe disa muaj deri në zgjedhjet e rregullta në pranverë”.
“Por, ata një gjë duhet ta kenë të qartë, se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë as në gusht e as në shtator. Ata, në fakt, nuk janë të interesuar që edhe ato të bëhen pasi interesi kryesor i tyre është që këtë mandat ta shtyjnë deri në fund, që të mund të vjedhin sa më shumë”, tha Mickoski.
Lidhja Social Demokrate në pushtet (LSDM), ndërkohë vazhdon me akuzat drejtuar opozitës se është “kundër të ardhmes evropiane” dhe të një “jete më të mirë të qytetarëve” që sipas kësaj partie, mund të arrihet vetëm me integrimin në BE. Në të kundërtën, LSDM-ja thotë se vendi do të izolohet.
“Nëse vërtet kujdesen për interesat e shtetit dhe agjendën evropiane, atëherë Mickoski dhe VMRO DPMNE-ja do t’i mbështesin amendamentet e Kushtetutës. Të gjitha kushtet që kërkonte Hristijan Mickoski janë përmbushur. Tani i takon atij të dalë dhe të tregojë qartë se mbështet integrimin e vendit apo izolimin”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.
Edhe partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, dorëheqjet e ministrave të BDI-së, i quajtën “taktizime për pikë politike”. Sipas tyre, dorëheqjet janë bërë edhe për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga akuzat e shumta ndaj zyrtarëve të BDI-së për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i saj, Ali Ahmeti./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri