LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar

Dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar

Dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani i janë dorëzuar kryeministrit dhe janë arkivuar. Përmbajtja e dorëheqjeve nuk devijon nga ajo që të dy e kanë ndarë tashmë publikisht, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp.

Kryeministri, tha Arsovski, tashmë ka shpjeguar se vlerësimi dhe vendimi në lidhje me dorëheqjet e paraqitura do të bazohen ekskluzivisht në faktet e kërkimit, në përputhje me shkaqet e përcaktuara për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

“Pritjet janë që të ndodhë në periudhën e ardhshme. Kryeministri gjithashtu bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe rrënjësor”, tha Arsovski.


Ekspertët gjermanë, theksoi Arsovski, pritet të mbërrijnë këto ditë dhe do të jenë pjesë e hetimeve të mëtejshme.

“Organet hetimore janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv. Ne, si Qeveri, i presim ato të dhëna dhe apelojmë për një hetim më të shpejtë dhe zbardhjen e rastit”, deklaroi Arsovski, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, se deri ku është hetimi në terren.

I pyetur pse u ndal ndërtimi i tre spitaleve modulare në Shkup, Arsovski tha se ai nuk kishte një informacion të tillë dhe do të duhej ta verifikonte këtë.

“Ajo që është e rëndësishme është që këto spitale të jenë të sigurta dhe që të rrisin kapacitetin e reparteve infektive. Ata ishin dhe janë një mbështetje e madhe për sistemin shëndetësor në një krizë të tillë. Ky sistem mbështetës aplikohet në të gjithë botën në kushtet pandemie”, tha Arsovski.

Pacientët, theksoi ai, aktualisht janë të shtruar në kovid repartet modulare në spitalet në Gjevgjeli, Kërçovë, Shtip, Kumanovë, Strugë, Gostivar, Prilep, Ohër, Veles, Kavadar, Strumicë dhe në Klinikën në Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë

Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë

Lajme
Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Shëndetësi
Kalo në kategori