LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Petrit Gashit nga AKP-ja, Mustafa: Dikush po tenton të pasurohet me pronat e Kosovës

Dorëheqja e Petrit Gashit nga AKP-ja, Mustafa: Dikush po tenton të pasurohet me pronat e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pas dorheqjes së Kryetari të Bordit të AKP-së, petrit Gashi. Ai ka thënë se me të AKP është kursyer nga skandalet dhe keqpërdorimet.

Statusi i plot i Mustafës në profilin e tij, në Facebook:

“Të nderuar miq,
Dje mësova nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit. Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit..


Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen. Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA, largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.

Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës.

Ky është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori