Donna Dafi shkëlqen në eventin e Universal Music Group, shënon një hap të ri në karrierën e saj ndërkombëtare

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Donna Dafi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore duke nisur bashkëpunimin me njërën nga kompanitë më të mëdha në botë, Universal Music Group (UMG).
Pas një serie suksesesh në skenën globale, përfshirë edhe rolin e saj si imazh i brendit luksoz “Escada” për vitin 2025, Donna Dafi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e UMG, ku është dakorduar për mundësitë e një bashkëpunimi të ardhshëm.
Gjatë vizitës në këtë kompani prestigjioze, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotografish dhe videosh, duke treguar entuziazmin për këtë etapë të re në rrugëtimin e saj muzikor.
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët presin me padurim projektet e ardhshme nën ombrellën e një prej label-eve më të fuqishme në industrinë muzikore.
Ky bashkëpunim pritet të hapë horizonte të reja për Donna Dafin, duke i mundësuar prezencë më të madhe në tregun ndërkombëtar dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore. /Telegrafi/













































