Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Strangja”

Donjeta Sadiku është shpallur fituese e medaljes së artë në turneun “Strangja” në Sofje të Bullgarisë.
Ky turne cilësohet si për turneu më i vjetër i boksit amator në Evropë.
Për ta fituar këtë medalje, Donjeta e mposhti në finale boksieren nga Kazakistani, Rimma Volossenko në kategorinë deri 60 kilogramë, ku ndaj saj dominoi plotësisht për të marrë në fund fitoren me rezultat 5:0.
Vlen të theksohet se Donjeta ka arritur të marrë tri fitore në turneun në Sofje të Bullgarisë.
Medalje të bronzta kanë fituar gjithashtu edhe Loris Idrizi e Bashkim Bajoku.
Idrizi e kishte një fitore e një humbje, ndërsa Bajoku kaloi kundërshtarin e parë pa luftë, ndërsa u ndal nga i dyti. Kundërshtari i parë i tij nuk e arriti peshën./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































