LAJMI I FUNDIT:

Donfried përmbyll vizitën në Tiranë, SHBA-të rikonfirmojnë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Donfried përmbyll vizitën në Tiranë, SHBA-të rikonfirmojnë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në përmbyllje të vizitës së Ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, Ambasada Amerikane ka shpërndarë një njoftim rreth takimeve të diplomatëve amerikanë në vendin tonë.

Donfried dhe Escobar u takuan paraditen e sotme me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës.

“Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet një njoftimin e ambasadës në Facebook.


Sipas ambasadës, diplomatët amerikanë rikonfirmuan mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi, dhe mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon.

Ata gjithashtu nënvizuan se SHBA-të do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, thuhet në përmbyllje të njoftimit të ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori