LAJMI I FUNDIT:

Donfried: Mali i Zi të luftojë korrupsionin dhe të kërkojë përgjegjësi nga Rusia

Donfried: Mali i Zi të luftojë korrupsionin dhe të kërkojë përgjegjësi nga Rusia

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried tha në një bisedë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq se krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen.

“Në qoftë se nuk punohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përparimi dhe demokracia e Malit të Zi do të vazhdojnë të vuajnë, ndërkaq anëtarësimi në BE do të mbetet vetëm në nivelin e aspiratave”, ka thënë Donfried.

Vizita e zyrtares së lartë amerikane në Podgoricë u organizua në ditën e parë të punës së Qeverisë së re të Malit të Zi, e cila u zgjodh në seancën e Kuvendit, më 28 prill.


Donfried, siç u njoftua në llogarinë Twitter të Ambasadës amerikane në Podgoricë, tha se Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me Qeverinë për të siguruar përparimin e Malit të Zi në rrugën euroatlantike, duke përfshirë përshpejtimin e anëtarësimit në BE, fuqizimin e anëtarësimit në NATO dhe promovimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe civile.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic tha se në fokus janë shteti i së drejtës, bashkëpunimin rajonal dhe investimet.

Gjatë bisedës me kryetaren e re të zgjedhur të Kuvendit të Malit të Zi, Donfried tha se pritet që të gjithë deputetët të marrin pjesë plotësisht në punën e Kuvendit, për të zgjidhur çështjet e vështira:

“Përfshirë përmirësimin e ekonomisë, luftën kundër korrupsionit dhe thirrjen e Rusisë në përgjegjësi për luftën brutale kundër Ukrainës”.

Kujtojmë se ish-qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq miratoi sanksione ndaj Rusisë në fillim të prillit, me të cilat ngrihen pronat dhe burimet ekonomike të disa qytetarëve dhe kompanive ruse në Mal të Zi dhe ndalohet puna e mediave qeveritare ruse.

Më herët, më 4 mars, fluturimet u ndaluan për të gjithë avionët rusë, me çka Malin e Zi iu bashkua anëtarëve të BE-së, të cilët mbyllën hapësirën e tyre ajrore për trafikun ajror me Rusinë si përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, tha se është e bindur se Mali i Zi do të vazhdojë të respektojë rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike dhe shprehu përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së re për të punuar me përkushtim në përmbushjen e kushteve për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet me rastin e agresionit të Rusisë në Ukrainës dhe pasojat e mundshme për stabilitetin e rajonit. Kryetarja Gjuroviq shprehu mirënjohjen për faktin se n kemi siguri shtesë si anëtare e aleancës së NATO-s”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Malit të Zi dhe është shtuar se Donfried ka vënë në dukje rëndësinë e fillimit të një dialogu parlamentar mbi emërimet kryesore në prokurori dhe gjyqësor, si dhe për arritjen e një konsensusi të gjerë për reformimin e legjislacionit zgjedhor.

Në bisedime mori pjesë edhe Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar.

Me vizitën e tyre në Mal të Zi, Donfried dhe Escobar përfundojnë vizitën e tyre pesëditore në Ballkanin Perëndimor, e cila filloi të hënën në Kosovë, më pas në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori