LAJMI I FUNDIT:

Donfrid: E ardhmja Maqedonisë së Veriut është në BE

Donfrid: E ardhmja Maqedonisë së Veriut është në BE

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid, në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se vendi i ka kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Union. Donfid madje theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e vendit tonë dhe presin hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë që sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. E kemi thënë edhe më herët, e them dhe tani: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë,” tha Donfried.

Nga ana tjetër minisgtri i jashtëm Bujar Osmani u shpreh se vizita e ndihmës-sekretares amerikane të shtetit, konfirmon miqësinë e madhe dhe partneritetin që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me SHBA-në


“Sot u dakorduam për forcimin e këtij partneriteti nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve që do të mbahet më 2 qershor në Uashington. Për ne kjo paraqet nder të veçantë që RMV-ja do bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimorë i cili hap dialog strategjik përmes të cilit do të thellohet partneriteti ynë, më konkretisht do të futet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral. Dialogu strategjik është një nga forumet e shumta për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në sigurinë rajonale, bashkëpunimin ekonomik, mbrojtjen e sundimit të ligjit, tregtinë, energjetikën, respektimin e së drejtës, ndryshimet klimatike si dhe në fushat tjera”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

“Thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe forcimi i prezencës amerikane në rajonin tonë është shumë i rëndësishëm, posaçërisht në kontekst të rreziqeve aktuale të sigurisë si pasoj e invazionit rus në Ukrainë”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori