Aktori dhe prezantuesi i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka nisur tashmë një format të ri televiziv.

Ai së fundmi ka qenë shumë i përfolur për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, e po ashtu edhe për marrëdhënien me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.


Me anë të disa postimeve që kishte bërë në Instagram, ai në një mënyrë tregoi se po tenton ta rifitojë sërish dashurinë e yllit të “Përputhen”.

Screenshot 6 25 Donald Veshaj (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, moderatori bëri një deklaratë mbrëmë (e premte) në “Më lër të flas” dhe tha se është beqar.

“Jo, jam vetëm. Realisht jam vetëm. Për mua e di e gjithë Shqipëria që jam vetëm”, u shpreh ai.

Donaldi nisi një romancë të re dashurie në Big Brother VIP me artisten shqiptare, Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të edicionit të parë.

Ai gjithashtu u komentua shumë për raportin me Borën dhe të njëjtit ishin në lidhje prej më shumë se tri vitesh. /Telegrafi/

Screenshot 7 21 Foto: Screenshot/YouTube