Donald Trump: Raketat që sulmuan ambasadën tonë në Bagdad, erdhën nga Irani
609:"Iraqi counter-terrorism forces stand guard in front of the US embassy in the capital Baghdad on January 2, 2020. - The US embassy siege by pro-Iran protesters in Baghdad lasted just over a day, but analysts warn it could have lasting implications for Iraq's complex security sector and diplomatic ties. On Tuesday, hundreds of Hashed supporters stormed the high-security Green Zone and besieged the US embassy. The ease with which they breezed past US-trained forces demonstrated the Hashed's dominance in Iraq, said Harith Hasan, an expert at the Carnegie Middle East Center. (Photo by AHMAD AL-RUBAYE / AFP) 3:"AFP
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar një ngjarje që beson se ka ndodhur të dielën.
Trump pohon se disa raketa kanë goditur ambasadën amerikane në Bagdad të Irakut, transmeton Telegrafi.
Sipas të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prapa këtyre sulmeve qëndron shteti i Iranit.
“Ambasada jonë në Bagdad u godit të dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.
“Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak ... Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë”, përfundoi Trump. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























