LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike prej 900 miliardë dollarësh

Donald Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike prej 900 miliardë dollarësh

Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Trump nuk e nënshkroi paketën për ndihmë.

Kjo paketë, në vlerë prej 900 miliardë dollarësh, është miratuar nga Kongresi javën e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Shpërndarja e mjeteve të saj do të bëhej vetëm pasi të nënshkruhej në ligj nga presidenti.


Presidenti i zgjedhur Joe Biden, paralajmëroi për “pasoja shkatërruese”, nëse Trump vazhdon ta shtyjë nënshkrimin, por afati i së shtunës tashmë ka kaluar.

SHBA-ja miraton pakon financiare për ndihmë ndaj pandemisë në vlerë prej 900 miliardë dollarësh - do të ndahen 600 dollarë për individ
Lexo po ashtu SHBA-ja miraton pakon financiare për ndihmë ndaj pandemisë në vlerë prej 900 miliardë dollarësh - do të ndahen 600 dollarë për individ

“Është një ditë pas Krishtlindjeve dhe miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Trump për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake”, tha Biden.

Trump tha se dëshiron t’iu japë njerëzve pagesa më të mëdha.

Paketa aktuale parasheh 600 dollarë në muaj për amerikanët që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit.

Trump tha se dëshiron që amerikanët të marrin nga 2,000 dollarë në muaj, por republikanët në Kongres kanë refuzuar të pajtohen për këtë ndryshim.

Në një postim në Twitter, të shtunën vonë, Trump e mbrojti pozicionin e tij në këtë çështje dhe fajësoi Kinën për shpërthimin e COVID-19. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori