Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh ai do të marrë pjesë në takimin me udhëheqësin e lartë të Koresë së Veriut. Kom Jong Un me një “shpirt pozitiv”.
Ai u nis për në Singapor nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e G7-së.
Takimi mes presidentit amerikan Trump dhe udhëheqësit verikorean të martën në Singapor pritet të fokusohet në denuklearizimin e gadishullit korean.
Sipas Trump-it, të dy palët kanë pasur një bashkëpunim “shumë të mirë” në bisedimet para takimit.
Tashmë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka mbërritur në Singapor për takimin e parashikuar me Trump. /Telegrafi/