LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump kishte kërkuar që vajza e tij, Ivanka të jetë zëvendëspresidente e SHBA-së

Donald Trump kishte kërkuar që vajza e tij, Ivanka të jetë zëvendëspresidente e SHBA-së

Gjersa ndihmësit kryesorë të fushatës së Donald Trumpit filluan diskutimet se kush do të ishte zëvendëspresident, presidenti aktual në vitin 2016 kishte dhënë një ide interesante.

Në fakt, Donald Trump kishte propozuar që postin e dytë më të rëndësishëm në SHBA ta merrte vajza e tij, atëbotë 34-vjeçarja, Ivanka, raporton washingtonpost.

“Mendoj se duhet të jetë Ivanka. Po Ivanka si zëvendësja ime?”, kishte propozuar Trump në vitin 2016, bazuar në shkrimet e librit të ish-zëvendës menaxherit të fushatës, Rick Gates, i cili do të botohet më 13 tetor, transmeton Telegrafi.


Trump kishte argumentuar se “Ajo është e ndritshme, e zgjuar, e bukur dhe njerëzit do ta donin atë!”.

Në rrëfimet e Gatesit, sugjerimi i Trumpit për të emëruar vajzën e tij – një kreatore e modës dhe agjente e pasurive të patundshme që nuk kishte mbajtur asnjëherë post zgjedhor – ishte refuzuar nga partia republikane.

Ndryshe, Trump më pas zgjodhi si zëvendës të tijin, guvernatorin e Indianës, Mike Pence, i cili sërish është nominuar për këtë post edhe për zgjedhjet presidenciale të 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori