LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump bën vizitë befasuese për të parë trupat amerikane në Afganistan

Donald Trump bën vizitë befasuese për të parë trupat amerikane në Afganistan

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të pa paralajmëruar në Afganistan për Ditën e Falënderimeve për të përshëndetur trupat amerikane, por u takua edhe me presidentin Afganistan, Ashraf Ghani.

“Nuk kam se si të mos e kaloj këtë festë me ju, me luftëtarët më të ashpër, më të fortë dhe më të guximshëm në Tokë”, u tha Trump ushtarëve në Bagram Air Field, transmeton Telegrafi.

‘Ne fluturuam 13.400 kilometra për të qenë këtu sonte për një arsye të thjeshtë, për t’ju dhënë një falënderim të veçantë’, tha Trump në fjalën e tij. ‘Ne jemi duke bërë mirë. Vendi ynë është ekonomia më e fortë që ka qenë ndonjëherë’.


Presidenti zbarkoi në Bagram Air Field, baza më e madhe amerikane në Afganistan, herët në mëngjes të enjten me orën lokale. Zonja e parë nuk u bashkua me të.

Për më tepër, presidenti Trump zhvilloi një takim dypalësh me presidentin afgan Ashraf Ghani në të cilin ai njoftoi se ai kishte rifilluar negociatat e paqes me talebanët.

Trump gjithashtu tha se ai beson se talebanët duan një armëpushim.

‘Talebanët duan të bëjnë një marrëveshje – ne do të shohim nëse ata bëjnë një marrëveshje’, tha ai.

Trump gjithashtu tha se do të dëshironte të zvogëlonte numrin e trupave amerikane në Afganistan në 8,600. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori