Donaldi flet sërish për raportin me Beatrix: Unë gjërat i bëj ashtu siç i ndjej, jo siç i shohin të tjerët
Foto: Top Channel
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Sonte (e martë) në spektaklin e Big Brother VIP fokusi sërish ishte tek aktori, Donald Veshja, i cili ka qenë ndër më të komentuarit brenda shtëpisë.
Vëmendja e madhe për të ka ardhur edhe që kur krijoj një lidhje me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, duke lënë prapa krahëve një histori dashurie me moderatoren, Bora Zemani.
Donaldi u paragjykua për faktin se lidhja e tij me Borën konsiderohej që nuk ishte mbyllur akoma, sidomos pas takimit romantik që ata kishin realizuar në një prej spektakleve të BBV.
Edhe sonte, Donaldi ka folur në lidhje me raportin e tij me Beatrix dhe gjërave që ka lënë jashtë.
Aktori ndër tjera tha se dëshiron që çdo gjë të lë prapa dhe historitë e të kaluarës t’i lë të ikin, dhe se fokus i tij është të shkojë vetëm përpara.
“Një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun, por mesazhet dhe letrat nuk kanë funksionuar në marrëdhëniet që kam patur jashtë, prandaj unë gjërat i bëj ashtu siç i ndjejë dhe siç janë në kokën time, jo siç i shohin të tjerët”, ka thënë Donaldi.
Ndërkohë, Donaldi edhe sonte ka pranuar një befasi nga “Vëllai i Madh”, vëllai i tij binjak, Romeo hyri në shtëpi ku përveç takimit mes tyre ata tentuan të bëjnë konfuzë banorët duke u ndërruar me njëri-tjetrin për disa minuta. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.