Rep-artisti i njohur, Don Xhoni, për një periudhë të shkurtër ka dëshmuar se ka talent për muzikë.

Që nga ajo kohë, reperi nuk ka reshtur duke sjellë këngë nga më të ndryshmet, përfshirë edhe bashkëpunime.


Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se do të sjellë projektin e radhës.

donqe (Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për "Kokaina", për të cilën ai nuk ka dhënë ndonjë datë adekuate për lansim.

Sidoqoftë kësaj, artisti me prejardhje nga Drenasi po pëlqehet mjaft shumë nga audienca e gjerë.

don xhoni 123141968 383273819522544 6227818542983618942 n (Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se në prodhimin e fundit "Alles Gute Criminale" ai mori mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/