Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka bërë vlerësime maksimale për personalitetin e Ibrahim Rugovës duke dhënë detaje edhe për bindjet e tij fetare.
Don Shan Zefi ka thënë se në vitin 1993 pas vizitës që bashkë me Rugovën kishin bërë në Vatikan, ky i fundit i kishte premtuar ndërtimin e një katedrale në qendër të Prishtinës që u bë realitet pas luftës.
Ai thotë se Ibrahim Rugova aq shumë i donte lidhjet me perëndimin sa edhe vet Gjergj Kastrioti, përcjell Telegrafi.
Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë thotë se Rugova në letrën e tij dërguar Papës i përmendte vrasjet dhe dhunën ndaj shqiptarëve që po bëhej nga Serbia.
Don Shan Zefi thotë se Rugova krishterimin e ka pasur nëpër kishte dhe kishte “pagëzim kulturor” por jo liturgjikë.
“Pagëzim kulturor kishte edhe me Pjetër Bogdanin. Në Paris ka mbrojtur disertacionin e dokoraturës me Bogdanin, dhe ai ishte i mishëruar me Imzot Pjetër Bogdanin. Ai e ka njohur rolin e Kishës Katolike. Nëse duhet të jemi të sinqertë ai e ka adhuruar Kishën Katolike. Ka pasur respekt të thellë për Selinë e Shenjtë. Letrat e tij kanë filluar dhe përfunduar me Papën”.
Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë thotë se nuk mund të flet për pagëzimin liturgjik të Ibrahim Rugovës por sipas tij ai kishte pagëzim kulturor.
“Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, tha ndër të tjera Don Shan Zefi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës