Janë shumë të vlefshme për të kundërshtuar plakjen e lëkurës.
Domatet e thata nën vaj, traditë sidomos e jugut të Italisë, janë rezultat i një procesi tharjeje, në diell ose furrë, të domateve të sapombledhura. Duke humbur ujin, shija e tyre bëhet më e vendosur, e qëndrueshme: janë perfekte për t’u kombinuar me sallata, mish të bardhë ose të kuq.
Le të zbulojmë përparësitë dhe mënyrën për t’i shijuar përmes recetave të ndryshme.
PËRBËRËSI I BUKURISË – Domatja e thatë ka përfitime të jashtëzakonshme: jo vetëm që tretet me lehtësi, por lëkura e saj përmban substancë të dobishme për të luftuar plakjen e lëkurës.
TË MIRAT – Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe likopen, dy antioksidantë të rëndësishëm për lëkurën dhe për shëndetin e trupit. Janë veçanërisht të dobishme për gratë gjatë menopauzës dhe për të ulur nivelin e kolesterolit. Por kujdes, edhe ato mbartin efekte anësore: duhen evituar në rastin e aciditetit të stomakut dhe problemeve me veshkat. Përpara se të gatuhen, këshillohet një shpëlarje e lehtë në ujë të zier.
RECETA: Oriz me domate të thara dhe proshutë. Duhet 350 gram oriz, duke menduar që duhet ta kavërdisim ndonjë minutë së bashku me erëzat. Nxehim në tigan vajin me spec djegës. Shtojmë 150 gram proshutë të prera hollë derisa të marrim një salcë dhe i hedhim 15 domate të thara, të prera në shirita. Në fund hidhet orizi dhe për ndonjë minutë përzihet derisa të lidhet me domatet dhe salcën.
KËSHILLA E SHPEJTË – Në rast se ju tepron oriz, kur të ftohet mund ta përdorni për të bërë fokaçe të shkëlqyera me proshutë dhe domate të thata: të thjeshta dhe efikase, shkruan revista class. Domatet e thata, përveçse, janë një antipastë shumë e mirë, mjafton ta shërbesh me feta buke të bëra në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?