Pas zyrtarizimit të transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, ka pasur raporte të ndryshme që zbulojnë aspekte të jetës së tij të re në Arabinë Saudite.
Sipas një TikTokeri, raporton Marca, dokumenti i ri i qëndrimit të Georgina Rodriguez përfshin një rresht ku thuhet se ajo i përket yllit portugez.
“Një grua në Arabinë Saudite nuk mund të ketë asnjë lloj pavarësie apo autonomie, kështu që asaj iu dha titulli se i përket Cristiano Ronaldos”, vuri në dukje TikToker.
Përveç kësaj, ajo shpjegoi se dokumenti i identitetit tregon se çfarë roli luan ajo në jetën e tij, dhe në rastin e Georgina asaj do t’i jepej titulli “skllave”.
الصورة فبركها أمصاري يستهزئ بالسعوديين وبدينهم بوضع هذه العبارة، والان اشوف اللفو والمهاجرين يتداولونها بكوميديا سوداء!
مهين فعلاً أن ينقلب الصغار بالخليج على تاريخهم وثقافتهم المشتركة بجزيرة العرب حتى أصبحنا لانفرق بينهم وبين لغة الفلسطيني الجاحد والبربري الحاقد. https://t.co/5y8TG3Nnj1
— كولومبوس ? (@Columbuos) January 4, 2023
Sipas ekspertëve të kulturës arabe, kjo rrjedh nga kuadri ligjor në Arabinë Saudite i cili është i lidhur ngushtë me praktikimin e islamit.
Georgina dhe Ronaldo nuk janë zyrtarisht të martuar që do të thotë se ajo duhet të regjistrohet si ‘dora e djathtë’ e tij, pasi edhe ata kishin vështirësi për të marrë lejen për të jetuar së bashku.
Sipas informacioneve nga versioni arab i CNN, autoritetet saudite shmangën të komentojnë vërtetësinë e dokumentit që është bërë viral në rrjetet sociale që kur Ronaldo u zyrtarizua si futbollist në Al-Nassr.
Megjithatë, publikimi i lartpërmendur vuri në dukje se ai është i rremë, siç treguan edhe disa përdorues sauditë të mediave sociale. /Telegrafi/